Një pikë grumbullimi automjetesh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë.
Nga flakët janë përfshirë disa automjete që ndodheshin aty.
Makinat nuk kanë qenë në gjendje pune, por përdoreshin për pjesë këmbimi.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm, ende nuk ka informacion rreth autorit/ve.
Djegia e automjeteve ka shkaktuar tym, ku një grumbull me re të zeza kanë mbuluar qytetin.