Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqesisë.
Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrëfikëse dhe u ndërhy me grupin e sherbimit dhe 2 mjete zjarrefikese.
Në një kohë të shkurtër u bë e mundur fikja e zjarrit, pa dëme.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ndërkohë që janë lajmëruar edhe shërbimet e policisë.