Të paktën 43 persona kanë vdekur, kurse qindra të tjerë janë lënduar nga një zjarr që ka përfshirë një pyll në Portugalinë qendrore.
Shumica e viktimave kanë qenë të bllokuar në makinat e tyre, ku edhe janë djegur.
160 automjete dhe qindra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Ata nga dita e djeshme po përpiqen ta lokalizojnë stihinë e zjarrit në Pedrogao Grande, qytet në rrethin e Leiras.
Kryeministri portugez, Antonio Costa ka thënë se kjo është tragjedia më e rëndë që e ka goditur Portugalinë. “Numri i viktimave ka mundur të jetë edhe më i madh, kurse prioritet i ekipeve të zjarrfikësve është që të shpëtohet banorët e zonave që gjenden në rrezik”, u shpreh Costa. (J.V/Shuplaka)