Një zjarr i madh ka rënë para pak minutash në Surrel, Tiranë, ku është djegur një biznes privat.
Katër zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Deri më tani, nuk raportohet për të persona të lënduar, ndërsa raportohet se nga zjarri, është shkrumbuar e gjithë ndërtesa. Ndërsa, mendohet se zjarri ka qenë aksidental.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.
Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.