Temperaturat e larta kanë bërë që pothuajsë një pjesë e mirë e vendit të përfshihet nga flakët, në lidhje më këtë stuatë të krijuar ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se siguria kombëtare rrezikohet nga zjarrvënia e qëllimshme.
Teksa shton se përgjegjësit do të të dënohen ashpërsisht.
“Te nderuar miq!
I nxehti ka bere qe me vendin tone per tashme dy muaj te kete shume zjarre. Drejtoria e pergjithshme e emergjencave civile, zjarrfikesit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkite, prefekturat po punojne nate e dite per te vendosur situaten nen kontroll.
Inkurajoj te gjitha keto struktura qe po luftojne me zjarret ne cdo cep te territorit per te shpetuar njerezit dhe pasurine kombetare.
Zjarrevenia e qellimshme rrezikon sigurine kombetare dhe pergjegjesit do te kapen e denohen ashpersisht”, ka thënë Demiraj.
(S.SH/Shuplaka)