Sërish vatra zjarri riaktivizohen në Vlorë.
Flakët masive kanë përfshirë toka me shkurre dhe ullishte në fshatin Trevëllazër në Vlorë.
Për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur për të neutralizuar zjarrin.
Një tjetër vatër zjarri masive në kodrat e fshatit Peshkëpi, Selenicë. Zjarrfikësja e Vlorës thotë se Selenica ka kërkuar ndihmë por automjetet e zjarrfikëses së Vlorës janë të gjitha të zëna.