Prej disa orësh fshati Bërdicë në Shkodër po përballet me zjarre të mëdha. Flakët kanë përfshirë edhe banesat duke djegur 3 prej tyre. 2 nga banesat e djegura jane të banueshme.
Ndërkohë afër vatrave të zjarrit ndodhet vetëm një makinë zjarrfikëse, e cila e ka të pamundur neutralizimin e zjarreve.
Ndërkaq edhe banoret e zonës janë të angazhuar per shuarjen e flakeve.
Në terren për monitorimin e situatës ka dalë edhe kreu i bashkisë në Shkodrës, demokrati Bardh Spahia dhe prefektja e qarkut Majlinda Angoni.
Majlinda Angoni: Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre.
Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë.
Bardh Spahia: Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente.