Komisioni i Mbrojtjes Civile dhe Ermegjencave,Prefektura Kukes kanëpërditësuar ditën e sotme situatën me zjarret në qarkun verilindor.
Ata theksojnë se vijon të mbetet problematike situata në Majëne Rrunës, ku sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Njoftimi:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 11:00 dt.22.08.2021.
Në bashkinë Kukës;
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës
Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin, zonë e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës ēshtë izoluar plotësisht.
Për të mbajtur nën monitorim këtë vatër zjarri janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës.
Ne bashkinë Tropojë ka patur një zjarr dje në vendin e quajtur Lugu i Nërmajave fshati Peraj Njësia Administrative Lekbibaj.
Nga informacioni i marrë nga Pergjegjësi i Pyjores të bashkisë Tropojë është djegur rreth 1 ha dru Ahu. Aktualisht zjarri është i izoluar dhe do të verifikohet nga ana e punonjësve të pyjores që të mbahet nën kontroll zjarri.
Situata në bashkinë Has është e qetë.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post