15:04 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarret, Greqia tërheq urgjentisht avionët nga jugu i Shqipërisë, nuk dihet arsyeja

14:53 | 11/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret, Greqia tërheq urgjentisht avionët nga jugu i Shqipërisë, nuk dihet arsyeja

Avionët e Greqisë që kishin ardhur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Jug të Shqipërisë janë larguar drejt Athinës, madje arsyet e këtij largimi nuk dihen.

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë. 

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës. 

Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin, deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve për Top Channel. 

Krahas kësaj, i sigurt tashmë është fakti që fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë në fikjen e zjarreve me avionët e saj në jug të vendit tone, raporton TCH.

Por sipas burimeve të “Shuplakës” në kontakt me palën greke, ka pasur një mungesë koordinimi për shuarjen e flakëve mes autoriteteve shqiptare dhe avionëve grekë.

Në një rast zjarri në Delvinë avionëve grekë u janë dhënë koodinata të gabuara nga pala shqiptare. Madje avionët grekë janë mbajtur pezull nga pala shqiptare, edhe pasi kishin marrë “ok” nga autoritetet e tyre për të ndërhyrë.

 Por edhe pas kësaj kur kanë ndërhyrë rreth orës 10-të ka pasuar një gjendje kaosi, kjo sepse forcat shqiptare kanë tentuar vetë t’i shuajë flakët, duke shkaktuar një kaos në terren. Aktualisht edhe Greqia po përballet me problemin e zjarreve dhe ka ngritur helikopterët për shuarjen e tyre.

Gjtë ditës së djeshme në territorin Gjirokastër, Delvinë, Mallakastër, shiheshin 4-5 vatra aktive ditën e djeshme.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Avionet greke
Pas

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Valias, luftë me jetën. Arrestohen dy persona

Para

Turistja bullgare rrëshket nga shkëmbi në Ksamil, dërgohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës

Para
Vdekja e turistes ruse në Ksamil, zbardhet dëshmia e nënës së saj

Turistja bullgare rrëshket nga shkëmbi në Ksamil, dërgohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.