Më shumë se 250 zjarrfikës u ndeshën me katër vatra zjarri në ishullin grek të Evia këtë të premte, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e katër fshatrave si një masë paraprake në rast se zjarri përhapej më tej.
Departamenti i zjarrfikësve raportoi se një 64-vjeçar është arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme për zjarrin që shpërtheu sot në Manikia, Evia, ndërsa dyshohet se flakë filluan për shkak se personi po tentonte të digjte barërat e këqia rreth e rrotull shtëpisë.
Zjarret nisën që të enjten, ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u raportua për zjarre të reja në të njëjtin rajon në Kymi-Aliveri. Në këto moment është duke u zhvilluar një operacion gjigant zjarrfikës, në të cilin morën pjesë edhe katër aeroplanë zjarrfikës dhe 3 helikopterë që lëshojnë ujë për fikjen e zjarreve.