Zjarret vijojnë ende të jenë aktive në Kili dhe numri i viktimave po vijon të rritet gjithmonë e më shumë.
Qindra persona janë të zhdukur dhe 123 kanë humbur jetën, ku vetë 33 prej tyre janë identifikuar. Në rajonin Valparaiso të Kilit janë djegur 15 mijë shtëpi.
Presidenti Gabriel Boriç deklaroi se zjarri ishte “katastrofa më e keqe që ka goditur vendin që nga tërmeti i 27 shkurtit 2010”, në të cilin vdiqën më shumë se 500 njerëz.
BBC shpërndau imazhet satelitore që tregonin tymin e përhapur nga zjarri, e cila mund të shihej nga hapësira.