6 mjete zjarrfikëse të MZSH nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës të MZHSH janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Finiq.
Sipas informacioneve të deritanishme raportohet për vetëm 2 shtëpi, të brakstisura prej me shumë se 15 vjetësh, të dëmtuara nga zjarri, shume larg qendrave të banuara.
Situata po ndiqet me vëmendje nga Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Emergjencat Civile. Në gatishmeri në rast ndërhyrje janë efektivet e FA ne Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale te Gjirokastrës. Aktualisht situata është tërësisht nën kontroll .