Këtë sezon veror zjarret kanë pushtuar vendin nga veriu në jug, duke shkatërruar hektarë të tërë me pisha e pemë të tjera. Mirëpo sot në qytetin e Gjirokastrës rrezikohet edhe një nënstacion elektrik.
Mësohet se një vatër zjarri i është afruar së tepërmi nënstacionit të Grapshit 35 kV dhe ndaj OSHEE ka njoftuar autoritetet për të marrë menjëherë masat dhe për të shmangur komplikacionet e mëtejshme.
Autoritetet kanë nisur punën për të normalizuar situatën që vë në rrezik nënstacionin elektrik. Vijon… (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post