Zjarret në Athinë shkaktuan humbjen e mbi 90 personave si dhe shumë dëme materiale.
Ambasada shqiptare në Athinë ka dhënë një lajm të rëndëshiëm ditën e stome për emigrantët të cilët kanë humbur dokumentet nga zjarret e ndodhura pak ditë më parë.
Ambasada njofton se të gjithë personat të cilët humbën dokumentacionet indetifukese në datën 23 korrik në zonat e Atikës Lindore, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.
Gjithashtu amasada u ka bërë thirrje emigrantëve ti drejtohen për të nisur menjëher proceduart e aplikimeve për dukumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.
Njoftimi i plotë:
“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.
Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dukumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.
Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.”
(E.V/Faxweb.al)