Me datë 20 gusht në Atikë qeveria do të fillojë prishjen e ndërtimeve dhe gardheve pa leje të vendosura në zonën e plazhit dhe në bregdet, për të cilat ekziston një praktikë e prishjes.
Operacionet e rrënimit masiv në Attikë fillojnë më 20 gusht 2018 vendim ky i lëshuar nga Kryeministri Alexis Tsipras dhe anëtarët e kabinetit si dhe me nënshkrimin e Presidentit të Republikës Z.Pavlopulos.
Shpenzimet për prishjen, në përputhje me Aktin Legjislativ të Qeverisë, do të mbulohen nga Fondi i Gjelbër dhe në të njëjtën kohë i ngarkohen pronarit qe kishte ndërtuar shtëpine pa leje, theksojnë mediat vendase.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post