Presidenti i SHBA-së Joe Biden, vendosi të bëjë ndryshime në deklaratën lidhur me katastrofën në Kaliforni për të vënë në dispozicion ndihmë shtesë për zonën e prekur nga zjarri që vazhdon për shtatë ditë.
“Sot presidenti Joe Biden vuri në dispozicion ndihmë shtesë për fatkeqësitë në shtetin e Kalifornisë duke autorizuar një rritje të nivelit të financimit federal për punën emergjente të ndërmarrë në shtetin e Kalifornisë si rezultat i zjarreve dhe erërave të fuqishme, që filluan nga 7 janari 2025 dhe janë duke vazhduar”, deklaron Shtëpia e Bardhë.
Sipas urdhrit fondet federale për heqjen e mbeturinave dhe masat mbrojtëse emergjente duke përfshirë ndihmën direkte federale janë rritur në 100 për qind të kostove totale të pranueshme për një periudhë prej 180 ditësh.
Më shumë se 40 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në Eaton, Palisades Kenneth dhe Hurst sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
Zjarri nuk ka kursyer as shtëpitë në pronësi të aktorëve, regjisorëve producentëve dhe punonjësve të tjerë të Hollywood-it.
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.