18:29 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarret në të gjithë vendin, si paraqitet situata sot

17:26 | 07/08/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vijon situata e rëndë me zjarret, Emergjencat Civile: 7 vatra të reja në të gjithë vendin

Situata e vështirë me zjarret që kanë përfshirë tërë vendin nga veriu në jug vazhdon ende. Pak më herët Emergjencat Civile lajmëruan se edhe sot janë shënuar 9 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Situata më e vështirë për ditën e sotme është shënuar në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa shkurre që ndodhen disa metra larg hyrjes së tunelit. Duke rrezikuar kështu  edhe bllokimin e hyrjes në tunel.

Lidhur me situatën e zjarreve ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila është shprehur se janë angazhuar 1 e treta e të gjithë forcave të armatosura në mënyrë që të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve.

Po ashtu një zjarr ka rënë që prej mesditës së sotme edhe në fshatin Zharre në Tepelenë, nga i cili rrezikohen edhe zonat e banuara. Flakët kanë qenë të mëdha sa veç banesave  janë rrezikuar disa stane që ndodhen në vendin ku ka rënë zjarri.

Zjarri ka shkaktuar edhe dëme në të mbjella, ndërsa situata është shqetësuese sepse zjarri riaktivizohet herë pas here. Për shkak se në dispozicion është vetëm një zjarrfikëse, është kërkuar ndërhyrje shtesë nga forcat e ushtrisë.

Ndërkohë një vatër zjarri është shënuar edhe pranë Kishës së Laçit, situatë e cila ka shqetësuar jo vetëm banorët pranë zonës, por edhe besimtarët të cilët shprehen të shqetësuar se mund të digjet kisha.

Sakaq, Petro Koçi,  zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, shprehet se situata më e vështirë me të cilën është ndeshur gjatë këtyre ditëve, ka qenë zjarri në Dukat dhe Llogaranë e Vlorës, ku rrezikonte të digjer edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Koçi tregon se për shuarjen e zjarreve janë vënë në angazhim rreth 49% e Forcave të armatosura, si edhe mbi 300 mjete.

Ndërkohë ai ka hasur edhe mjaft problematika gjatë periudhës që ka qenë i angazhuar në shuarjen e zhjarreve. Koçi shprehet se situata mund të ishte menaxhuar më mirë nëse do kishte një bashkëpunim më të mirë midis njësive lokale dhe ato qendrore.

“Kam përshtypjen se ka nevojë për një mënaxhim më të mirë, që i sjell bashkë këto burime njerëzore që të bëhet më mirë ndërhyrja.Mendoj se gjithë personat që janë  pjesë e administratës për menaxhimin e pyjeve e kullotave, kanë nevojë për t’u koordinuar më mirë, për t’u parë si strukturë”, shprehet Koçi ndërsa ishte në një intervistë me gazetarin Bledian Koka.

SITUATA:

Qarku Dibër 
Në vendin e quajtur “Gurra e Sllatinës” në fshatin Sllatinë, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Dibër, u krye operacione nga ajri për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u përshkrua një sipërfaqe rreth 20 ha me pemë pishe.

Nje tjeter operacion me helikopter u krye ne Ulëz të Burrelit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 6 dynym me dushk të ulët dhe pemë lisi.

Qarku Vlorë 
Ka vazhduar operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Dukat të bashkisë Vlorë, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Shërbimi i MZSH Vlorë së bashku me forca ushtarake dhe forca nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 60 ha me shkurre.

Zjarri i rënë disa ditë më parë, në një sipërfaqe me shkurre, në fshatin Tragjas, Njësia Administartive Orikum, bashkia Vlorë ka vazhduar edhe ditën e djeshme. Shërbimi i MZSH Vlorë nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri u vu nën kontroll pasi në ndihmë kanë ardhur 2 avionë nga Greqia të cilët sipas komunikimeve të bëra në QKOEC, kanë kryer 2 hedhje me ujë në vatrat e zjarrit që ishin shumë problematike. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.

Qarku Elbasan 
Në Liqenin e Dushkut, Njësia Administrative Lenie, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka shkuar në vendngjarje, por e ka pasur të pamundur për të vepruar me automjet zjarrfikës për shkak të terrenit të thyer malor. Forcat ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin. Operacioni për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e kosiderueshme me shkurre dhe pisha.

Qarku Berat 
Tek Parku i Rezervatit të Bogovës, Njësia Administrative Bogovë, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar nuk ka mundur të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Qarku Durrës 
Në fshatin Zgërdhesh, Njësia Administrative Fushë-Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 200 rrënjë ullinj.

Qarku Tiranë 
Në afërsi të tunelit të aksit nacional Tiranë-Elbasan, Njësia Administrative Krrabë, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues. Forcat ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin. Operacioni për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e kosiderueshme me shkurre.

Në afërsi të Repartit të Gardës, në Malin e Dajtit, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues. Operacioni për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

 (D.D/Shuplaka)

Etiketa: situatazjarret
Pas

Zjarret në të gjithë vendin, Koçi: Ju tregoj situatën më të rrezikshme

Para

Gjermania dërgon azilkërkuesit në Greqi

Para
Gjermania dërgon azilkërkuesit në Greqi

Gjermania dërgon azilkërkuesit në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.