Zjarri i shfaqur mbrëmjen e djeshme në kodrat e pyllëzuara të fshatrave Mjeshovë e Metoh pasi u vu nën kontroll nga reparti MZSh u riaktivizuan në ditëte sotme.
Forcat e repartit zjarrfikëse kanë vijuar për 24 orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë.
Ditën e sotme e favorizuar nga era zjarri ka marë përpjestime të mëdha duke përfshirë sipërfaqe me pisha e shkure.Pas një lufte prej disa orresh me flakët zjarri është vën nën kontroll në mesditën e sotmr ku si pasoj janë shkrumbuar një sipërfaqe e kosiderueshme me drurë e shkurre.
Mbi 7 ha pisha e shkure bimësi u kthyen në hi. Mësohet se këto pyje ishin pjesa më e gjelbëruar në zonën e Shpiragut.Prej 24 orësh punonjësit e MZSh luftuan me flakët në një teren tepër të vështirë dhe të largët padi këto zjarre vijuan në pyjet në kufi me zonën e Mallakastrës.
Burime policore bëjnë me dije se zjarret në këtë zonë kanë qënë të qëllimshëm ndërsa po punohet për kapjen e autorëve .