Një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme është regjistruar gjatë kësaj mbrëmjeje në përroin e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës.
Burimet kanë bërë më dije për Fax Neës dhe Faxëeb.al se zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në një pjesë pylli me shkurre dhe se po përhapej edhe më shumë për arsyen se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit.
Gjithsesi, në vend ndodhen zjarrfikës të Himarës të vendosur anës rrugës kryesore për të mos e lejuar zjarrin të kalojë në drejtim të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, është konfirmuar nuk ka banesa në rrezik, pasi flakët ndodhen larg qytetit.