Pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura është ngritur Shtabi Qendror i MNZSH-së i përbërë nga përfaqësues të administratës qëndrore, i cili bën vlerësimin konkret të situatave të krijuara, merr vendime dhe masa suplementare që kanë si objekt përmirësimin e punës, ushtron kontrolle në AdZM-të në Qarqe për zbatimin e masave për mbrojtjen nga zjarri, harton dhe shpërndan komunikata periodike për shtyp.
Në çdo Administratë të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në Qarqe, janë ngritur e funksionojnë shtabet lokale të MNZSH-së, të cilat hartojnë planin e veprimit në nivel rajonal dhe lokal, në bashkëpunim e bashkëveprim me organet e qeverisjes vendore dhe ato të specializuara, si Prefekturat (Zyrat e Emergjencave Civile), Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH), degët rajonale të ISHMP, subjektet juridike e fizike, vendas dhe të huaj, që ushtrojnë aktivitete në fondin pyjor dhe kullosor.
Në zbatim të VKM-së Nr.1080, datë 22.12.2010 “Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve” dhe për Udhëzimin e Përbashkët me Ministrinë e Brendshme (Pushtetin Vendor), në bazë fshati, janë organizuar skuadrat vullnetare të gadishmërisë për MNZSH-në me elementë të përkushtuar të komunitetit, në krye të të cilave janë kryetarët e fshatrave dhe inspektorë rojet mjedisore (Rangersat), ku janë mbajtur proces-verbalet me emrat e vullnetarëve, numrat e kontaktit si dhe të firmosura e vulosura nga kryetarët e fshatrave dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura.
Rraportimi për cdo situatë të krijuar nga rënia e zjarreve bëhet menjëherë pranë AKZM-së nga personat e kontaktit të AdZM-ve në Qarqe dhe më pas ky informacion përcillet menjëherë pranë zyrës së Emergjencave Civile në MM.
Përdorimi efektiv i burimeve njerëzore, materiale dhe financiare dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shteterore, ku çdo Administratë e Zonave të Mbrojtura (AdZM) në Qarqe ka vënë në gadishmëri të plotë të gjithë bazën materiale ekzistuese (veglat e punës, fikset, mjetet lëvizëse etj.) për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota si dhe sistemin e vrojtim-sinjalizimit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në kuadër të zbatimit sa më efikas të këtij plani operacional ka planifikuar fonde financiare për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për mbrojtjen nga zjarri dhe është në proces tenderimi për blerje pajisjesh kundra zjarri dhe zbatimi i projekteve për istalimin e sistemeve stacionare automatike, me hidrantë zjarrfikës për shuarjen e zjarreve në Zonat e Mbrojtura si dhe ka bashkëpunuar me projekte të ndryshme për pajisje me bazë materiale për parandalimin e zjarreve. Përmendim donacionin nga Kryqi i Kuq për AdZM-të Elbasan dhe Fier me veshje kundra zjarrit.
Zbatimi i këtij plan-masash nga Administratat e Zonave të Mbrojtura (AdZM) në bashkëpunim me të gjitha instuticionet e përmendura më lart dhe komunitetin e zonës edhe pse në një numër të pakët të punonjësve si dhe monitorimi i vazhdueshëm i zonave të mbrojtura, ka dhënë rezultatet e pritshme në ato zona që kemi pasur raste të rënies së zjarreve brenda Zonave të Mbrojtura, duke i evidentuar në kohë dhe minimizuar dëmet me anë të izolimit e deri në fikjen e zjarreve. Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për shfaqje të zjarreve i gjithë personeli i AdZM-ve është në gadishmëri për çdo eventualitet.
Për periudhën Janar-Korrik 2017, në Zonat e Mbrojtura, 15 raste të rënies së zjarrit, kjo e ndarë sipas qarqeve:
Në Qarkun Dibër 4 raste zjarri
Një rast zjarri në Zonën e Mbrojtur Parku Natyror “Korab Koritnik” më datë 10.07.2017 ku zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej 3.4 Ha ku 2.1 në Pishe të zezë dhe 1.3 ha në shkurre
Tre raste zjarri në PM “Mali me Gropa Bizë- Martanesh më datë 10.07.2017, 12.07.2017 dhe deri tani tani janë djegur rreth 33.5 ha pasi zjarri vazhdon edhe sot. Punonjësit tanë janë aktualisht në zonë duke punuar për shuarjen e tij.
Në Qarkun Korçë një rast zjarri
Kemi patur një rast të rënies së zjarrit më datën 12.07.2017, në Zonat e Mbrojtura PK “Prespë” me një sipërfaqe të përshkruar nga zjarri 205 Ha me pyje dushku.
Qarku Kukës 2 raste të rënies së zjarrit
Në PK “Valbonë” në vendin e quajtur Klysyrë Margegaj Tropojë është shfaqur një rast të rënies së zjarrit i cili ka përshkruar një sipërfaqe prej 200 m2 ku ky zjarr është lokalizuar menjëherë dhe është fikur, më datën 14.07.2017 sapo jemi njoftuar që ka rënë një zjarr në PK “Valbonë” ku zjarri vazhdon dhe po punohet nga ana e jonë për shuarjen e tij.
Në Qarkun Kukës, në PK “Valbonë”, në vendin e quajtur Rrasa Peçe është shkaktuar një zjarr nga rrufeja ne dt. 21.07.2017, në mbremje vonë, dt 21.07.2017.
Sipas informacionit te marre nuk ka problem perhapje. Zjarri ka pershkuar rreth 100 m2.
Në Qarkun Tiranë 5 raste të rënies së zjarrit
Rënie të zjarrit kemi patur më datat 22.03.2017, 25.03.2017, 11.07.2017 në Zonat e Mbrojtura Mali i Dajtit dhe në Malin me Gropa Bizë Martanesh ku zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej104.5 Ha pa dëm ekonomik.
Në Qarkun e Tiranës në Zonen e Mbrojtur Mali i Dajtit zjarret aktualisht janë të fikuara. Zjarri në vendin e quajtur tek Antenat Vodafon ra më 23. 06.2017 ora 12.55, ka përshkruar një sipërfaqe prej 0.2 Ha të pylli me llojin Ah. Në ndihmë erdhën forcat e policisë, emergjencat civile me zjarrfikse dhe helikopteri.
Te vendi i quajtur Mali i Derjes më dt 21.07.2017 zjarri ka përshkruar nje siperfaqe prej 20 Ha të pyllit me lloje Halor dhe Fletore. Tashmë është fikur
Në Qarkun Vlorë 4 raste të rënies së zjarrit
Rënie të zjarrit kemi patur më datat 05.03.2017, 15.03.2017, 11.06.2017 në kullota me një siperfaqe të djegur 3.1 dhe në pyje 2.5 ha dhe më datë 11.07.2017 në Zonën e Mbrojtura Butrint, në Malin e Miles ku zjarri vazhdon dhe sot me një sipërfaqe të përshkruar nga zjarri 195 Ha . Vazhdon opracioni për vënien nën kontroll të zjarrit.
Në Qarkun Lezhë kemi nje rast zjarri
Në ZM “Bjeshkët e Oroshit” me datë 13.07.2017 i cili vazhdon ku deri tani zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej 100 ha me pishë të zezë. Vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit.
Në qarqet Berat, Elbasan dhe Shkodër ka patur vatra të vogla zjarri por ndërhyrja e menjëhershme e personelit të AdZM-ve ka bërë lokalizimin e menjëhershëm të tyre.
Duke u mbështetur tek numri i punonjësve të AdZM-ve të qarqeve dhe mjetet apo pajisjet që përdoren për rastet e zjarreve, të cilat janë shumë të kufizuara, kemi caktuar pranë çdo AdZM-je nga një person kontakti i cili kryen raportimet në çdo moment kur kemi situata zjarresh me qëllim kordinimi dhe organizimi i operacionit për fikjen zjarrit i cili raporton pranë koordinatorit për emergjencat civile në AKZM.