Situata në fshatin Trodhen të Ulëzës paraqitet sërish e tensionuar. Përveç hapësirave të djegura pyjore që vazhdojnë të digjen akoma, rreziku nuk ka kaluar ende edhe për banesat pranë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe pyjor të bashkisë, si edhe të forcave të ushtrisë, zjarri vijon të jetë ende aktiv.
Temperaturat e larta dhe era, kanë qenë një ndihmesë për zjarret gjatë këtyre ditëve të cilët vënë në rrezik jetën e banorëve të cilët, kanë refuzuar të largohen nga banesat e tyre.
Mësohet se gjithashtu një vatër zjarri është shënuar edhe në Malin e Balgjajt, ndërkohë që situate në Qafën e Muzinës vijon e tensionuar.
Mbrëmjen e kaluar zjarri mori përmasa të mëdha duke vështirësuar kështu edhe qarkullimin e automjeteve.
5 automjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që policia shoqëroi disa persona për zjarrvënie të qëllimshme. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2595″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]