Ditën e sotme është riaktivizuar një vatër zjarri në Dukat të Vlorës, aty ku ka nisur edhe aksioni me helikopteret e sjelle nga BE.
Për sa i përket zjarrit masiv që dogji Gjirin e Gramës gjatë natës së kaluar, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi vatra ishtë vënë në kontroll dhe u aktivizua sërish.
Sipas burimeve në Vlorë, një ditë më parë zjarri në këtë zonë ishte fikur, djegia masive e mesnatës së mbrëmshme dyshohet e qëllimtë.
Një situatë e frikshme është shkaktuar pak pas mesnatës së të shtunës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, pasi vatra e zjarrit ka marrë përmasa në këtë zonë ka marrë përmasa të tmerrshme.
Pamjet e siguruara nga Fax News tregojnë se si flakët kanë “përpirë” malin e Karaburunit, i cili është ndezur i gjithi në flakë. (Lexo ketu)
Si pasojë e situatës tepër të rrezikshme që është krijuar, Policia Kufitare ka shkuar në zonën e plazhit në gji, për të kontrolluar nëse ka turistë për t’i evakuuar, teksa zjarri në zonën pas Karaburunit ka marrë përmasa të mëdha.
(E.H/Faxweb.al)