05:19 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarret përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Lurës, në jug vijon ndërhyrja nga ajri

16:06 | 22/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Lurës, në jug vijon ndërhyrja nga ajri

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një përditësim të situatës nga zjarret në vend, ku bie në sy se dhe Parku Kombëtar i Lurës është prekur nga zjarret.

Zjarri ka rënë pranë “Liqenit të Luleve”, dhe është aktiv në dy vatra: poshtë Liqenit të Zi dhe mbi fshatin Gurë-Lurë.

Po ashtu, vijon zjarri i madh në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë.

Flakët, të ndihmuara nga era kanë përfshirë edhe kurorën e pishës, duke e bërë situatën problematike. Operacioni për shuarjen vazhdon me forca operacionale, të ndihmuara nga 30 forca ushtarake, 1 helikopter i FA-së dhe 2 avionë Canadair.

Një vatër zjarri është shënuar në fshatin Shmil, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, në kufi me fshatin Gurakuq, njësia administrative Orenjë, bashkia Librazhd.

Zjarri ka rënë në pyll gështenje dhe ka përmasa të konsiderueshme ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon në një terren të vështirë.

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të cilat 3 vatra janë shuar, 9 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 519 forca operacionale. Gjithashtu, në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 1 helikopter, 2 avionë Canadair nga Greqia dhe 1 avion Canadair nga Italia.

Janë shuar plotësisht vatrat në:

Fshatin Guras, njësia administrative Buçimas, bashkia Pogradec

Fshatin Lapardha, njësia administrative Otllak, bashkia Berat

Fshatin Buz-Madh, njësia administrative Cakran, bashkia Fier

Njoftimi i plotë i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Qarku Dibër

Në “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, zjarri është aktiv në dy vatra: poshtë Liqenit të Zi dhe mbi fshatin Gurë-Lurë.

Në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, është në monitorim një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe bar të thatë.

Në fshatin Zall-Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, vijon puna për shuarjen e zjarrit në “Përroi i Zi”, një zonë pyjore me pisha dhe ah. Janë angazhuar forca operacionale dhe 30 efektivë të FA. Po ndihmon në terren edhe 1 avion Canadair nga Italia.

Qarku Vlorë

Në Sotiran, “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, zjarri është shumë intensiv. Po digjen shkurre dhe fier, si dhe janë përfshirë kurorat e pishave. Operacioni vazhdon me forca të shumta dhe mbështetje ajrore.

Qarku Elbasan

Në fshatin Shmil, njësia Labinot-Mal, bashkia Elbasan, pranë kufirit me fshatin Gurakuq, bashkia Librazhd, zjarri në pyllin me gështenja ka përmasa të konsiderueshme.

Qarku Lezhë

Në zonën e Shkopetit, njësia Milot, zjarri është përhapur në territorin e bashkive Kurbin, Mat dhe Mirditë. Janë angazhuar 26 forca ushtarake me 4 mjete dhe 1 helikopter, si dhe MZSH Kurbin me 1 zjarrfikëse dhe 50 efektivë, MZSH Mirditë me 11 efektivë. Ndërhyrja ajrore ka ndaluar përhapjen drejt banesave dhe bizneseve në Shkopet. Terreni është i vështirë dhe i paarritshëm për mjete. Nuk ka rrezik për objektet e banimit.

Qarku Korçë

Në fshatin Vernik, njësia Qendër Bilisht, bashkia Devoll, zjarri është ende aktiv. Drejt pikës kufitare të Kapshticës është vendosur nën kontroll, por po vijon puna në drejtim të fshatit.

Në fshatin Dishnicë, njësia Bulgarec, bashkia Korçë.

Qarku Gjirokastër

Në fshatin Kosinë, njësia Qendër Piskovë, bashkia Përmet, vijon puna për shuarjen e zjarrit në terren të vështirë.

Pas

I dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Para

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

Para
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.