16:14 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore në disa qarqe të vendit. Kjo është situata

10:30 | 05/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore në disa qarqe të vendit. Kjo është situata

Emergjencat Civile kanë dhënë informacione për situatën e zjarreve në pyje. Përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur 10 vatra zjarri në pyje në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat me dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë megjithë vështirësitë e terrenit. Mbi  50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës janë përfshirë për të shuajtur flakët. 

QARKU BERAT
Në fshatin Bogovë, Çorovodë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë për shuarjen e tij shkuan dhe banorë të zonës. Për pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Sot në mëngjes vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri dhe forcat zjarrfikëse po punojnë në vendngjarje dhe sipas informacioneve të fundit zjarri është vënë nën kontroll.

QARKU FIER
• Në fshatin Gjorgos, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre shkuan edhe 10 forca nga Drejtoria Pyjore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre, ferra dhe pisha.

 

  • Në fshatin Zhamë, Lushnje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan dhe banorë të zonës si dhe 8 forca nga Drejtoria Pyjore Lushnje. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 3 ha shkurre, ferra dhe disa ullinj të rinj.
  • Në lagjen “29 Marsi”, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikohej qendra e banuar. Shërbimi vendor i zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin plotësisht. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 2 dynymësh me shkurre dhe ferra.
  • Në fshatin Zhupan, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Megjithë ndërhyrjen u dogj një sipërfaqe 2 dynym shkurre, ferra dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj të rinj.

QARKU VLORË
• Në fshatin Armen, Selenicë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 2 automjete zjarrfikëse dhe 15 forca u angazhuan për shuarjen e flakëve. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë zjarri u shua plotësisht, por u dogj 1 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj.

  • Në fshatin Zvërnec, Vlorë flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, çka solli djegien e një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR
• Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Zjarrfikëset e Malësisë së Madhe fikën zjarrin brenda pak minutash duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 3 dynymësh me shkurre dhe ferra.

  • Në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe ra zjarr dhe u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me bimë medicinale.

QARKU DURRËS
Në Gjiri i Lalzit, në afërsi të stacionit të trenit, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një operacioni që zgjati rreth një orë zjarri u fik, por u dogj rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: pyjeqarqetzjarr
Pas

“PD-ja do mbetet siç ka qenë”, Nano godet kundërshtarët e Bashës: Askujt s’i digjet barku për një garë të barabartë

Para

Përndiqte 18-vjeçaren dhe goditi të atin e saj, arrestohet i riu në Krujë

Para
E braktisi 36 vjet më parë, mesoburri përndjek prej 3 vitesh ish-të dashurën

Përndiqte 18-vjeçaren dhe goditi të atin e saj, arrestohet i riu në Krujë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

Deputeti demokrat Flamur Noka paditet ne GJKKO per shpifje dhe fyerje

Tensionet Iran-Izrael zbuten, çmimet e karburanteve në Kosovë pritet të bien

Vakanva në tre bashki, Haxhimali; Shkelje e rëndë e afateve ligjore, data për zgjedhjet që ne prill

Eliminohet nga sulmet izraelite një prej drejtuesve të inteligjencës iraniane

PD akuzon për manipulim me ‘trenin bullgar’, KAS jep nesër verdiktin për Elbasanin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.