Zjarr ne pyllin e Semanit në afërsi të stacionit të pompimit. Flakët kanë rënë në sipërfaqen e pyllëzuar ndërsa ende nuk dihen shkaqet e flakëve.
Pranë vendit ku kanë rënë flakët janë nisur forcat zjarrfikëse të Fierit.
Zjarri favorizohet edhe nga era dhe temperaturat e larta.
Deri tani është djegur një sipërfaqe jo e vogël e mbjellë me pisha.
Ky është zjarri i dytë brenda pak orëve në Fier. I pari u regjistrua në zonën e Zharrzës.(M.H/Faxweb.al)