08:57 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zjarri i shkon pak metra larg shtëpisë, flet kryefamiljari në Ulëz: Jemi të lodhur, gati të dorëzohemi. Fëmija im është sëmurë

16:55 | 08/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katër familje në zonën e Ulëzës luftojnë  me flakët, kërkojnë zgjidhje nga ajri

Që prej katër ditësh, vijon zjarri në Trodhan të bushkashit në Ulëz. Mirëpo autoritetet ende nuk u janë përgjigjur thirrjes së banorëve për ndihmë.

Kryefamiljari i familjes Sefgjini, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Neës 24, është shprehur se pas një lufte të gjatë me flakët, ai dhe banorët e tjerë ndihen të lodhur dhe gati të dorëzohen. Ai tregon se deri ëm tani askush nuk u ka ardhur në ndihmë, pavarësisht se ka dëgjuar në media se rreth 20 ushtarë janë nisur për t’i ndihmuar.

“Që dje, po merremi me zjarrin këtu afër, na ka rrethuar nga të dyja krahët. Ka dalë nga kontrolli, jemi të lodhur, të raskapitur, nuk dimë se çfarë të bëjmë.

Fëmija im ka pasur marrje mendësh, probleme me frymëmarrje, s’ka qenë mirë fare. I tërë ambienti është i ndotur, mezi marrim frymë.

Nuk mund të largohemi se këtu kemi të gjitha, rrush, të mbjella.Askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar.  Burreli thotë jam interesuar dhe asgjë fare.Thonë që janë nisur 20 ushtarë për këtu e nuk është nisur asnjë person.

Të më sjellin një helikopter të më fikin zjarrin afër shtëpisë, mos të më digjen njerëzit, bagëtia, tokat.

Nuk mund ta përcaktoj fare sepse zjarri është në tre pjesë, është zjarr masiv, mbi 60 hektarë të djegur në masë, ne kërkojmë të paktën tqë na shpëtohet shtëpia, jemi në krizë, jemi shumë të lodhur. Nga dje nuk kemi pushuar fare, jemi shumë të lodhur.”, është shprehur zoti Sefgjini.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, zoti Sefgjini bënte thirrje që autoritetet t’i ndihmonin me helikopter për të fikur zjarrin, për shkak se ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë dhe zjarri prej disa ditësh është përkeqësuar akoma më shumë. Mirëpo asnjë nuk i është përgjigjur. Tanimë zjarri ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sefgjiniUlezzjarri
Pas

Vijon zjarri masiv në Ulëz, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Para

Pushuesit tek Shkëmbi i Kavajës pa drita, OSHEE: Grupet e punës po riparojnë defektin

Para
Pushuesit tek Shkëmbi i Kavajës pa drita, OSHEE: Grupet e punës po riparojnë defektin

Pushuesit tek Shkëmbi i Kavajës pa drita, OSHEE: Grupet e punës po riparojnë defektin

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.