Kancelari britanik Philip Hammond ka denoncuar së fundmi neglizhencën e treguar lidhur me ndërtesën 27 katëshe që u përfshi nga flakët masive. Sipas tij, shtresa që vishte ndërtesën e lartë ka ndihmuar në përhapjen me shpejtësi të flakëve.
Ai theksoi se përgjegjësit do të përgjigjen hetimit publik të kësaj fatkeqësie. Sipas tij, ka rezultuar se veshja e ndërtesës “Grenfell” nuk ishte e projektuar për ndërtesa më të larta se 10 metra, ndërkohë që një pjesë e ndërtesave kalojnë 67 metra lartësi. Shkelja e rregullores së ndërtimit konsiderohet një vepër penale.
Rezulton veshja e përdorur për ndërtesën ishte mundësia më e lirë e zgjedhur gjatë një rinovimi të fundit të “Grenfell”. Shpenzimi vetëm 6,000 funta më shumë do të kishte mundësuar një produkt jo të ndezshëm.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post