Një zjarr vdekjeprurës përfshiu një qendër tregtare dhe një kompleks argëtimi. Ngjarja ndodhi në qytetin siberian të Kemerovos, të njohur për qymyrgurin.
Sipas mediave lokale numri i viktimave ka mbërritur në 64.
Shumica e viktimave janë fëmijë, ndërsa 10 persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur.
Zjarri nisi në katin e sipërm të kompleksit “Ëinter Cherry”, gjatë pasdites së të dielës me orën lokale. Dyqanet, kinematë dhe ambientet e tjera argëtuese të qendrës tregtare ishin të mbipopulluara në momentin e tragjedisë.
Videot e publikuara nëpër rrjetet sociale treguan njerëz që hidheshin nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por autoritetet kanë nisur një hetim për ta përcaktuar atë.
Zjarri nisi rreth orës 17 të pasdites së të dielës me orën lokale, ndërsa një personel emergjencash prej 660 vetësh u dërguan në vendngjarje në përpjekje të ethshme shpëtimi. Zjarrfikësit thanë se ndërtesa ishte ende duke u djegur edhe sot, teksa shihnin tym që dilte nga struktura e mbetur e godinës, që rrezikon madje edhe shembjen.
(F.M/Faxweb)