Tri vatra zjarri kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kodrat e kalasë së qytetit të Pogradecit.
Për izolimin e flakëve janë duke punuar forcat e shërbimit zjarrfikës si dhe punonjës të sektorit të pyjeve dhe të shërbimeve të kësaj bashkie.
Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se vatrat e zjarrit kanë përfshirë bimësi të ulët si dhe një sipërfaqe me pisha ndërsa nuk rrezikon banesat poshtë kalasë e vetmja ndërtesë që rrezikohet është një bujtinë e cila ndodhet në krahun tjetër të kodrës aty ku vatrat janë aktive.
Sipas të dhënave zjarri masiv ka përfshirë pjesën tjetër të kodrës së Kalasë. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi në kodrën e Kalasë ka shumë kalimtarë të cilët ngjiten në kalanë e qytetit. Deri tani nuk bëhet me dije sipërfaqja e djegur por mendohet se zjarri duke qenë masiv ka përshkruar një sipërfaqe të madhe me shkurre e pisha.