Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër të mbjellë me ullishte në zonën e Levanit në Fier por fatmirësisht mësohet se nuk rrezikohen banesa.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një kodër ku paraqitet një terren mjaft i vështirë dhe për këtë ende nuk është bërë e mundur ndërhyrja e forcave të zjarrëfikëses por ndërkohë përhapja e flakëve vijon.
Burimet bëjnë me dije se vatrat e zjarrit janë të përmasave të mëdha ndërkohë që po digjen ullishte dhe shkurre, ndërsa mësohet se në ndihmë kanë mbërritur edhe forca të zjarrëfikëses nga Patosi dhe Fieri.
Raportohet se mbi 10 mijë rrënjë ullinj janë nën falkë ndërsa banorët janë të vetmit ato që po luftojnë me vatrat e zjarrit.
Sipas këtyre të fundit, zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi ka ardhur nga një vatër e ndezur në kullota pranë. Ata ankohen se çdo vit preken nga e njëjta dukuri teksa shtojnë se zjarrëfikësja vjen me vonesë duke përmendur edhe terrenin e vështirë për të ndërhyrë si edhe dëmet kolosale që u janë shkaktuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)