Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Hekal të Mallakastrës. Burimet paraprake pohojnë për Faxëeb.al se nën zjarr janë sipërfaqe të tëra me ullishte, ndërkohe që rrezikohen edhe disa banesa.
Zjarri ka rënë rreth orës 16:00 të pasdites së sotme dhe favorizohet nga terreni dhe erërat e forta ndërkohë terreni gjithashtu paraqet vështirësi në lokalizimin dhe shuarjen e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrëfikëse të Shërbimit Zjarrëfikës në Ballsh, ndërsa po shkojnë edhe ndihma dhe përforcime nga Patosi dhe Fieri.
Nuk dihen ende rrethanat e renies së zjarrit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post