Zjarri që ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Bashkinë Finiq vijon të jetë aktiv edhe këtë pasdite. Vatra kryesore ndodhet në afërsi të fshatrave Malçan dhe Çerkovicë, ku forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për ta izoluar dhe shuar flakët.
Në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës të MZSH-së (Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi), të cilët janë angazhuar në operacionin për vendosjen nën kontroll të zjarrit.
Sipas informacioneve zyrtare, zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, ndërsa puna për neutralizimin e flakëve vijon me intensitet.
Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes të shtuar nga banorët dhe bashkëpunim me strukturat përgjegjëse për çdo rast të mundshëm të përhapjes së flakëve.