Të tjera detaje zbulohen nga zjarri ën mal të Dajtit, i cili ka pak kohë që ka filluar dhe vijon ende. Sipas Ministrisë së Brendshme, nga flakët e zjarrit rrezikohet edhe një objekt që ruan objekte të Luftës së Dytë Botërore.
Mësohet se në vendngjarje janë 60 forca të Gardës së Republikës, në aksion për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë po ndërhyhet nga ajri edhe me helikopter, për shkak se ndërhyrja nga toka është e vështirë. Kjo nga terreni malor i papërshtatshëm.
Ndërkohë kujtojmë se pak më herët, nëj tjetër vatër zjarri është shënuar edhe në Ibë. (D.D/Shuplaka)