Një zjarr i rënë në Jagodinë pasditen e së dielës ka rrezikuar jetën e banorëve të zonës, ndërsa ka dëmtuar gjithcka i ka dalë përpara.
Banorët kanë treguar se flakët në pak minuta kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, ndërsa kanë djegur grurë e koshere me bletë, duke mberritur fare pranë shtëpive dhe stallave të bagëtive
Banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Jemi ndjerë shumë të rrezikuar. Jemi tromaksur. Ishte zjarr i madh, i paparë. Këtë radhë ka qenë shumë i rrezikshëm. Mua më është djegur kafsha, dikujt bletët, tjetrit 4 e ca dylym grurë. Disave zorrat e vaditjes. Me qëllim a pa dashje nuk e dimë. Dorë njëriu. U rrezikuan edhe banesat.
I nxorrëm jashtë lopët, dhitë. Me këtë ushqehemi, ku do vemi. Shyqyr dhe kaq, na u dogj zorra aty. Erdhi flaka brenda. Që andej erdhi zjarri? Ca të them”- shprehen banorët.
Për të vendosur nën kontroll flakët kanë mbërritur 30 efektiv të stacioneve zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit si dhe 5 mjete.