13:21 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zjarri në klubin e natës vrau 62 persona, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave! Mes tyre ish-ministra e drejtorë

20:02 | 13/06/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri në klubin e natës vrau 62 persona, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave! Mes tyre ish-ministra e drejtorë

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona.

Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.
Prokurori sqaroi se në mesin e të akuzuarve janë pesë punonjës publikë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe dy ish-ministra që kishin lëshuar vazhdimisht licenca për operimin e klubit të natës.

Koçevski tha se edhe dy ministra janë të dyshuar, por që nuk janë të përfshirë në aktakuzën aktuale, për shkak se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për t’iu ngritur aktakuzë.

Prokurori nuk zbuloi emrat e ish-ministrave e as të atyre që po dyshohen.

Megjithatë, katër ish-ministra të Ekonomisë, Bekim Neziri, Valon Saraçini, Driton Kuqi dhe Kreshnik Bekteshi ishin arrestuar për zjarrin në Koçani.

Në mesin e të akuzuarve janë katër drejtor të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, që kanë qenë në detyrë që nga viti 2012 dhe inspektori i përgjithshëm që kishte udhëhequr Shërbimin Shtetëror të Sigurisë në atë periudhë. Një nga këta drejtor, Shaban Saliu, aktualisht është ministër pa portofol.

Por, prokurori tha se sa i përket Inspektoratit Shtetëror të Tregut tha se më herët është sqaruar se provat kanë treguar një nivel tjetër të përgjegjësisë, andaj asnjë drejtor i këtij inspektorati nuk është duke u ndjekur penalisht, por vetëm inspektorët lokalë.

Të akuzuar janë edhe tre inspektorë komunalë të ndërtimit dhe pronari i një kompanie.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan.

Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski.

Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.

Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.
Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.

Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë.

Pas

“Ne i njoftuam amerikanët paraprakisht për sulmin”, Netanjahu në sinkron me Trumpin

Para

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

Para
Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

 



Të Fundit

Mijëra studentë në Mbretërinë e Bashkuar kapen duke kopjuar me ChatGPT, hetimi i Guardian zbulon rreth 7,000 raste të provuara mashtrimi

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, bllokohet automjeti në Velipojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.