Qarku i Kukësit është përfshirë nga flakët prej më shumë se dy javësh dhe ende nuk janë izoluar plotësisht të gjithë vatrat e zjarrit. Flakët në Majën e Rrunës, një ndër zonat më problematike janë izoluar plotësisht dhe po mbahen në monitorim nga 15 forca të DMR-së Kukës dhe 10 forca zjarrëfikëse.
Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrëz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive ku pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrje nga toka.
Sot janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të këtyre vatrave zjarri 10 forca zjarrëfikëse, 15 forca të DMR-së Kukës dhe 15 forca të DMR-së Burrel.
Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.
Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Kukes
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 10:00 dt.24.08.2021.
Në bashkinë Kukës;
-Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Pyllit) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është izoluar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim nga 15 forca të DMR-së Kukës dhe 10 forca zjarrëfikëse.
Ndërsa 15 forca të DMR-së Burrel janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te (Laku i Thive).
-Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fusharz në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive ku pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrje nga toka.
Sot janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të këtyre vatrave zjarri 10 forca zjarrëfikëse, 15 forca të DMR-së Kukës dhe 15 forca të DMR-së Burrel.
– Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.