23:48 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

08:32 | 04/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse Rama nuk po i gëzohet timonit? Shkullaku: Nuk e bën për të mos lënduar kundërshtarin, por se di që është një fitore e brishtë (ANALIZA)

Nga Armand Shkullaku 

Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si një fenomen lokal, të organizuar nga individë me precedentë penalë dhe të nxitur nga opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht prej saj.

Ndërsa në anën tjetër, falë edhe ushtarëve mediatikë që i ka në rresht sa herë është në hall, po kërkon ta trajtojë protestën e Kukësit si pasojë e një “gabimi njerëzor”, si një rast të izoluar të provokuar nga pakujdesia e qeverisë për të parashikuar në kohë tarfimin e përshkallëzuar për banorët e zonës apo si një keqmenaxhim të marrëdhënieve me publikun për të shpjeguar rëndësinë e kësaj takse.

Sigurisht që kësaj propagande nuk mund t’i mungonte refreni i përhershëm që, edhe për tarfiën e sotme të Rrugës së Kombit, faji duhet kërkuar tek ata që qeverisën para pesë vjetësh.

Edi Rama do të ishte plotësisht i besueshëm dhe i mirëkuptueshëm, nëse vërtet ngjarja e Kukësit do të ishte pasojë e një gabimi në menaxhimin e koncesionit për Rrugën e Kombit. Një qeveri, e cila ka dëshmuar se në veprimtarinë e saj drejtohet nga interesi publik, nuk do të  gjykohej për një rast të vetëm kur ky interes do të cënohej. Në kushte të tilla do të kishim vërtet të bënim me një fenomen lokal, të izoluar, pasojë e një vendimi të nxituar, dhe të gjithë do të ishin të durueshëm (përfshi dhe kuksianët) në pritje të korrigjimit të tij.

Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

Propaganda qeveritare që i mëshon këtij versioni, duke i bashkangjitur edhe skenarin e vandalëve që përfituan të ndezin zjarrin e dhunës, u intesifikua pikërisht për të fshehur shkëndijën e vërtetë që shpërtheu flakët në Kukës.

Ajo shkëndijë është qeverisja abuzive për llogari të një grushti njerëzish, është heqja e ndihmës ekonomike, është shtrenjtimi i kostos së jetës, papunësia, rritja e taksave në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e shërbimeve dhe pafuqia e njerëzve përballë arrogancës dhe dhunës shtetërore.

Ajo shkëndijë ka të bëjë me gjendjen e mjeruar në spitale, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesave elementare, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për koncensione miliona euro për miqtë e kryeministrit, për privatizime të dyshimta, PPP abuzive, “rilindje” urbane, palma e pisha që thahen pa u mbjellë akoma.

Shkëndija mori flakë nga arroganca e kryministrit që e trajton Shqipërinë si pronë të lënë nga Kristaqi dhe shqiptarët si argatë që nuk duhet të ngrenë kokën edhe kur u rrëmben pronën, edhe kur ua kthen qytetin në beton, edhe kur ua degradon arsimimin e fëmijëve, edhe kur i dënon, madje edhe kur i godet. Ata ose duhet të nënshtrohen ose duhet të ikin.

Ajo që ndodhi në Kukës është rrjedhojë direkt e një politike 5 vjeçare që vetëm merr dhe nuk kthen asgjë për qytetarët. Që vetëm ngre taksa dhe nuk ofron asgjë në këmbim. Që nuk bën investime publike, por truke kozmetike. Që nuk ndërton një kilometër rrugë, por kërkon të përfitojë nga rrugët që janë bërë po me taksat e qytetarëve. Kjo është dhuna që qeveria u bën shtetasve të saj dhe për këtë duhet të shqetësohen “pacifistët” që nxituan të distancohen nga flakët e të shtunës së kaluar.

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro. Ai ishtë simbol i zemërimit të akumuluar nga abuzimi i gjatë me qeverisjen e vendit dhe mospërfillja arrogante e kryeministrit.

Prandaj edhe mbështetja popullore për atë protestë ishte e njëzëshme. Shkaktari i zjarrit është vetë kryeministri me mënyrën se si po qeveris, prandaj duket e kotë propaganda që kërkon të merret me atë që ndezi shkrepsen. Ajo mund të ndizet kudo, jo vetëm në Kukës.

 

Etiketa: analizaarmand shkullakuopinione
Pas

Pajisja ‘GPS’ sinjalizon gabim, e gjithë familja humb jetën në aksident

Para

Këngëtarja e njohur zbulon karakteristikat që duhet të ketë bashkëshorti i saj

Para
Këngëtarja e njohur zbulon karakteristikat që duhet të ketë bashkëshorti i saj

Këngëtarja e njohur zbulon karakteristikat që duhet të ketë bashkëshorti i saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.