Zjarri i rënë ditën e sotme në Elbasan në fabrikën e skrapit në Kurum ka sjellë shumë shqetësim, pasi re të zeza tymi kanë qenë prezente në gjithë qytetin.
Për mediat foli drejtori teknik i sigurisë së jashtme së Kurumit, Mërkur Çipi. Ai u shpreh se kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht në thellësinë e brendshme të skrapit. Shkëndija është dhënë aty dhe më pas edhe në lartësinë e skrapit.
Materialet që janë brenda në fabrikë janë plastike, shprehet ai ndërkohë që tymi është i dëmshëm për shëndetin. Flakët tani po vihen nën kontroll, por një shpërthim i një bomble gazi ka dhënë shkëndijë në një depozitë tjetër skrapi.
Mërkur Çipi: Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që ka ndodhur në grumbullim të skrapit në thellësi të brendshme të skrapit. Dhe nga shkëndija që ka marrë atje dhe në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Mendoj se është një ngjarje aksidentale dhe është një fatkeqësi për Kurumin dhe për të gjithë ne.
Ato janë materiale plastike gjëra që ka brenda skrapi. Tymi është i dëmshëm për shëndetin. Është ngjarje aksidentale. Sa kam unë këtu është hera e parë që ndodh diçka e tillë. 95% e kemi vendosur zjarrin nën kontroll, por nga një shpërthim i bomble gazi ka dhënë një shkëndijë në një depozitë tjetër skrapi.
Discussion about this post