15:32 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarri në Kuvend/ “Janë administruar pamjet filmike”, ministri i Brendshëm: Akte të rënda dhune dhe vandalizmi, do të referohen në SPAK

10:30 | 01/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri në Kuvend/ “Janë administruar pamjet filmike”, ministri i Brendshëm: Akte të rënda dhune dhe vandalizmi, do të referohen në SPAK

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi sot se ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë do të referohen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Hoxha tha se flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi.

“Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht. Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese; heqja me dhunë e të drejtës së fjalës; goditja për shkak të detyrës, rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete të forta, shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi”, tha ministri.

Ai theksoi se në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit. “Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët”, theksoi Hoxha.

Etiketa: ervin hoxhaSPAK
Pas

78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës!

Para

Emrat/ Kishin kthyer dyqanin e mobiljeve në fermë kanabisi, dy shqiptarë përfundojnë në burg

Para
Emrat/ Kishin kthyer dyqanin e mobiljeve në fermë kanabisi, dy shqiptarë përfundojnë në burg

Emrat/ Kishin kthyer dyqanin e mobiljeve në fermë kanabisi, dy shqiptarë përfundojnë në burg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

Tepelenë/Kapen në flagrancë dy vëllezër që kishin kultivuar 137 bimë narkotike

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.