Prej tre netësh Mali i Taraboshit është përfshirë nga flakët, mirëpo sot zjarri ka agravuar duke vënë në rrezik edhe banesat.
Një zjarrfikës ka mbetur i asfiksuar nga tymi, gjatë kohës që ai po mundohej të shuante flakët. Efektivi zjarrfikës është rrëzuar papritmas ndërsa po kryente detyrën.
Gjergj Rrahi ka pësuar dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu mësohet se zjarri i është afruar edhe antenave të televizioneve në Tarabosh. Pavarësisht se kërkohet ndërhyrje nga ajri, një gjë e tillë është e pamundur pasi helikopteri i kontraktuar nga Emergjencat Civile, po riparohet. Vijon… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2685″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]