21:32 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Zjarri në nënstacionin e Kasharit, OSHEE: Po riparohen difektet, në mbrëmje do të stabilizohet situata

12:18 | 16/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri në nënstacionin e Kasharit, OSHEE: Po riparohen difektet, në mbrëmje do të stabilizohet situata

Për zjarrin që përfishiu nënstacionin e Kasharit që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së sotëm ka reaguar edhe OSHEE-ja. Në njoftimin e saj thuhet se nga ky zjarr dëmtoi  kabllin 20 kv në kolektor  dhe  u shoqërua me flakë, u dëmtuan dhe linjat e tjera dalëse që ndodheshin në këtë kolektor. Për shuarjen e këtij zjarri mbërritën edhe zjarrfikëset.

Njoftimi:

Rënia e zjarrit te Nstacioni i Kasharit ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e dëmtimit të një kablli 20 kv në kolektor që u shoqërua me flakë, u dëmtuan dhe linjat e tjera dalëse që ndodheshin në këtë kolektor. Në këtë situatë, personeli operativ i nstacionit mori masa tekniko-organizative duke e stakuar nstacionin. Këta punonjës u përballën me vështirësi të mëdha dhe në bashkëpunim me zjarrfikëset ndihmuan në fikjen e zjarrit. Si pasojë e kësaj, OSHEE pati dëmtime në kabëll dhe një punonjës u dëmtua në duar. Kompania OSHEE ka marrë masa tekniko-organizative që me brigadat e eliminimit të avarive të riparojnë defektet në kohë sa më të shkurtër. 

Stabilizimi i situatës për furnizimin me energji do të vazhdojë deri në mbrëmje kur linjat do të vihen në punë hap pas hapi, duke filluar nga sektorët më jetikë,  bizneset dhe popullata. Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kv është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës. Janë rreth 51 mijë abonentë, mes të cilave dhe disa institucione të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Është një nstacion relativisht i vjetër mbi 15 vjecar dhe kompania OSHEE ka planifikuar që duke nisur nga ky vit, nstacioni i Kasharit bashkë me 3 të tjerë ti nënshtrohen rikonstruksionit. Vlera e investimit është 620 mln lekë ku do të zëvendësohen pajisjet e vjetra me tenkologjinë e re. OSHEE kërkon nga abonentët mirëkuptim dhe garanton që në të ardhmen me anë të këtij investimi për rindërtimin e nstacionit të Kasharit, nuk do të ketë probleme me energji si dhe do të rritet cilësia e furnizimit me energji. (J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”785″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: kasharosheezjarri
Pas

Çfarë pritet të ndodhë në ceremoninë e Inagurimit të Presidentit Trump (DETAJET)

Para

Tahiri i shkruan ”La Repubblica-së”: Përgënjeshtroni lajmin për flamuj të ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë

Para
Tahiri- Berishës: Dil fol për Vettingun. Për kapjen e Balilit me shokë është çështje kohe

Tahiri i shkruan ''La Repubblica-së'': Përgënjeshtroni lajmin për flamuj të ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.