Pasditën e sotme Katedralja e famshgme e Notre Dame në Paris u përfhsi nga flakët, dhe ende me qindra forca të zjarrëfikëses po punojnë për shuarjen e tyre.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur keqardhjen e tij dhe solidaritetin me popullin francez duke uruar që të ketë sa më pak dëme.
“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë e cila ka tronditur mbarë botën për shkak të historisë dhe vlerës trashigimore që ka, kanë reagura liderët nga shumë vende të botës, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe solidaritetin e tyre.
Ndër ta ishte edhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke e cilësuar ngjarjen si tmerrësisht të rëndë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë sa më shpejtë (lexo këtu).
Ndërkohë që një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga Presidenti i Francës Emmanuel Mcron i cili tha se mendimet e tij shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. “Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar”, shkruajti ai në rrjetet sociale.
Për zjarrin e rënë në katedralen e famshme ka reaguar edhe kryebashkiakja e Parisit, Ane Hidalgo.
“Një zjarr i tmerrshëm vazhdon të djegë katedralen e Notre-Dame në Paris. Zjarrfikësit e Parisit po përpiqen të shuajnë flakët. Jemi të mobilizuar maksimalisht dhe ftojmë të gjithë njerëzit të respektojnë perimetrin e sigurisë”, ka shkruar në Twitter, Hidalgo, që publikon disa pamje nga zjarri.
La flèche est en feu, la foule contemple le désastre, les ponts sont bloqués à la circulation. #NotreDamedeparis pic.twitter.com/klWKvTjgdk
— Pierre Bouvier (@pibzedog) April 15, 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)