Flet bashkëshortja e 30-vjeçarit të djegur në banesë mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Ajo ka treguar momentet e tmerrit në banesën e tyre dhe sesi pjesa tjetër e familjes i ka shpëtuar flakëve. Sipas saj ka qenë e pamundur pa ndihmën e një zjarrfiksejeje të shuheshin flakët që kishin përpirë banesën.
‘’Në momentin që ra zjarri unë kam qenë në dush duke u larë dush, ndërsa vajza e vogël dy vjeç ka qenë në kuzhinë, në gjumë. Bashkëshorti ishte në dhomën ku zjarri ishte më fuqishëm. Fillimisht ka qenë mamaja ajo që ka thyer dritaren për ta ndihmuar dhe më pas kanë ardhur bashkëfshataret e tjerë.
Jemi munduar ta shuajmë zjarrin me kova me ujë dhe ka qenë e pamundur. Zjarrëfiksja nuk ka ardhur. Nëse do të vinte mund të kishte shpëtuar burri. Tashmë kemi mbetur vetëm tre femra, vjehrra unë dhe goca dhe jemi në rrugë. Bëjmë apel që dikush të mendojë për ne”, ka qenë reagimi i saj. (E.K/SHUPLAKA)