Nga zjarri që ka përfshirë resortin në Velipojë deri më tani janë dërguar me urgjencë në spital 24 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ata kanë mbërritur në spital me diegie dhe të asfiksuar.
Turistët ishin në gjumë në momentin e që resorti u përfshi nga flakët.
Mësohet se si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi. Deri më tani nuk ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja. Nuk janë pakta edhe dëmet materiale pasi zjarri ende po vijon me shpjetësi. (J.V/Shuplaka)