Zjarri që ka rënë pak orë më parë në Tepelenë, rrezikon banesat, kurorën e gjelbër të qytetit, depot e ujit, lagjen 15 shtatori, madje edhe spitalin.
Kreu i Emergjencave civile Shemsi Premçi, në një lidhje të drejtpërdrejt telefonike me Neës 24, është shprehur se situata është emergjente dhe janë marrë masat e nevojshme, mirëpo për ndërhyrjen nga ajri duhet pritur deri në mëngjes.
“Një zjarr i madh ka rënë mbi kodrën mi qytetin e Tepelenës, Vatra e zjarrit ndodhet 500 metra në largësi nga banesat dhe spitali i qytetit.
Nesër do të ndërhyjmë nga ajri me helikopter dhe kjo do të ndodhë nëse vatra e zjarrit do të vazhdojë më shumë dhe nuk do të mund të shuhet. Mendojmë se zjarri do të fiket shumë shpejt, ndërsa era favorizon që zjarri të shkojë në lartësi jo drejt banesave”, tha Premçi.
Sakaq, shefi i zjarrfikësve Tepelenë Velo Abazi, në një prononcim për Report TV, u shpreh se zjarri ka intensitet dhe ne rrezik jane edhe shtepite dhe spitali që ndodhen aty pranë.
“Janë shkurre masive, brezi i gjelbër që kanë marre flakë dhe se zjarri ka intensitet. Kemi kërkuar ndihmë nga Gjirokastra dhe nga ushtria
Rrezikohen deri diku depot e ujit dhe familjet që janë në afërsi të zoës ku ka rënë zjarri.Në rrezik jane edhe spitali dhe shtëpitë private . Sa u përket numrit të mjeteve Abazi u shpreh se Tepelena ka vetëm 1 zjarrfikëse dhe priten dy nga Gjirokastra” u shpreh Abazi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post