07:22 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarri në Urgjencën e re të QSUT, flet për herë të parë ministrja Koçiu

11:44 | 15/04/2024
në Aktualitet, Kryesore
0
Pas denoncimit të Vokshit reagon QSUT: Ka pasur luhatje të energjisë elektrike, por jo humbje jete

Urgjenca e re në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit që kur në shkurt në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Për ngjarjen për herë të parë ka folur ministrja Koçiu. Duke raportuar në Komisionin për Shëndetësinë ministrja tha se po punohet për të kthyer shërbimin e urgjencës brenda majit.

 

Ministrja Koçiu

Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. Deri pak vite më parë diçka e tillë do ishte e pamendueshme dhe ky incident do ta fuste në kolaps sistemin shëndetësor, kjo nuk është situata sot. Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme. Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin.

Kujtojmë se mëngjesin e 11 shkurtit, urgjenca e re e QSUT-së u përfshi nga flakët. Në fillim u bë e ditur se shkak për flakët u bë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -1.

Pas

Rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Manastirliu: Investim strategjik për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

Para

Përplasje me armë mes dy grupeve në Gjakovë

Para
Mori armën dhe qëlloi në mes të fshatit Dragot, e “pëson” 49-vjeçari në Belsh

Përplasje me armë mes dy grupeve në Gjakovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

Temperaturat dhe kushtet atmosferike për 20 Qershorin

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.