Fillimisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi por Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial e hedh poshtë këtë version.
Sipas ISHTI-së në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur.
“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI. (J.V/Shuplaka)