Nga zjarri që ndodhi në Velipojë janë lënduar rëndë nga flakët 3 persona, të cilët kanë marrë diegie në pjesë të ndryshme të trupit. Dy prej tyre janë nisur me urgjencë drejt Tiranës dhe vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur në QSUT. Ata janë transportuar me helikopter nga Velipoja.
Njëri prej tyre është 55 vjeçari, Besnik Zejnunaj pronari i lokalit ku shpërtheu bombla e gazit dhe tjetri Hektor Zejnunaj. Këta të dy janë at e bir me njëri tjetrin. “Pacientët me diegie të rënda në trup, në gjendje kritike për jetën”, tha mjeku Gjergji Belba në QSUT.
Ndërsa një tjetër është një vajzë e re me inicilale Saida Spahia 19 vjeç ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmë mjekësore.
DETAJE:
Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve. (J.V/Shuplaka)
FOTO NGA QSUT:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2519″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post