Një zjarr jo i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë stadiumin ‘’Old Trafford’’.Manchester United ka konfirmuar zjarrin në Old Trafford, ngjarje e cila ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit
Përmes llogarisë së tyre në Twitter, “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar zjarrin në Old Trafford, të cilët bëjnë të ditur se u shkaktua nga rryma dhe se kjo është zgjidhur menjëherë.
Sipas njoftimit nga ana e klubit, nuk ka pasur dëme të mëdha dhe as të lënduar nga zjarri që kaploi Old Traffordin se gjithçka ka kaluar pa pasoja. (E.K/SHUPLAKA)