Tre banesa në Prrenjas janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke u ndjegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës të Prrenjasit.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke lënë të pastrehë 17 banorë të Qukësit. Në luftë me flakët kanë mbetur të plagosur edhe një çift, të identifikuar si Besnik dhe Nafie Alliu, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.
Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
(XH.A/SHUPLAKA)